07:43 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këshilla efektive për bark seksi

Të kesh një trup të bukur duhet jo vetëm përkushtim por mbi të gjitha zgjedhje cilësore ushqimesh si dhe ushtrime të vazhdueshme. Të ndodh që të kesh një peshë optimale, por përsëri mund të kesh një bark jo të sheshtë. Për të pasur një bark sa më të bukur ju duhet të merreni në mënyrë të veçantë me disa lloj ushtrimesh. Njihuni me disa rregulla që do t’iu ndihmojnë

E dobët por me bark të fryrë

Ndodh edhe me ato që nuk kanë probleme me peshën: një pamje e thatë e kompensuar nga barku. Nuk bëhet fjalë për ‘dhjam’, por për ajër që mund të hiqet qafe me ushqime të pasura me fibra dhe me ndonjë truk të vogël.

Disa truke të përditshme

Për të evituar këtë problem ju duhet të konsumoni katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Ha ulur në tavolinë, përtypu ngadalë dhe mos fol gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër. Lufto stresin me këtë ushtrim të thjeshtë: ulu, çliroje veten nga mendimet, merr frymë thellë. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale të pëllëmbës së dorës tjetër. Masazho pëllëmbën e majtë nga e majta në të djathtë. Përsërite masazhin në dorën tjetër nga e djathta në të majtë sipas principeve të refleksologjisë, këto lëvizje stimulojnë zorrën e trashë.

Provo çajrat

Kundër fryrjeve të stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatisni një çaj kamomili dhe portokalli të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë duke e lënë atë të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.

Disa ushqime që ndihmojnë

Nëse je e dobët nuk ke nevojë të ulësh kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizosh dhjamërat e kafshëve (mishit): janë të rëndë për t’u tretur, qëndrojnë gjatë në stomak, Jepu shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen. Rrit shtimin e fibrave të cilat favorizojnë transportimin brenda zorrëve, duhet të paktën 25-30 gram fibra në ditë. Është ideale ta fillosh ditën me një tas me drithëra. Ha një kos në mëngjes dhe një në darkë: është i pasur me fermentues laktikë, që ndihmojnë lehtësisht tretjen.

10 këshilla të domosdoshme

1.Pi më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.

  1. Mos pi alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.
  2. Qëndro drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.
  3. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.
  4. Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.
  5. Provo kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.
  6. Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën e rrymës para dhe prapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e tij. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç’kontrakton muskujt e barkut.
  7. Vishu në mënyrë komode. Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat syno për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.
  8. Pi shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse kundërshtojnë shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.