08:20 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ja vitamina që shkrin dhjamin e barkut

Akumulimi i yndyrës në zonën e barkut është sa gjenetike aq edhe pasojë e stilit tonë të të jetuarit !

Mungesa e aktivitetit fizik, ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme dhe së fundmi sipas shkencëtarëve mungesa e një vitamine !! Nëse jeni të frustruar sepse yndyra e barkut nuk shkrihet për t’u shndërruar në muskuj edhe pse ju ushtroheni rregullisht duhet të dini se mungesa e vitaminës D është një ndër shkaqet.

Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e kockave, muskujve e jo vetëm, por shkencëtarët thonë se është gjithashtu përgjegjëse për grumbullimin e masës dhjamore në zonën abdominale.

Vitamina D quhet “vitamina e diellit”, kjo për shkak se trupi është i aftë të prodhojë sasi të vitaminës D në momentin që ekspozohemi në diell, por ju mund të merrni vitaminë D edhe nga ushqime të caktuara, paçka se këto burime nuk janë të bollshme sa çmund t’i ketë vitamina C, proteinat apo minerale të tjera.

Megjithatë, nuk është vetëm një stomak i fryrë apo masa dhjamore në zonën e barkut ajo për të cilën duhet të shqetësoheni nëse keni mangësi të kësaj vitamine. Sistem i dobët imunitar, lodhje kronike, depresion, ankth, rënie flokësh, dhimbje të muskujve janë disa nga problemet që mund të përjetoni nëse nuk merrni vitaminë D nga dielli ode dieta tuaj.

Për të shmangur mungesën e vitaminës D, dilni në diell, përfshini ushqime të pasura me vitaminë D në dietën tuaj si peshqit, vezët, kërpudhat dhe qumështi. Ju gjithashtu mund të konsideroni marrjen e shtojcave të vitaminës D, por duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Temat: