16:14 / E Martë, 21 Qershor 2022 / k.v

3 vjet burg dhe 1.200 euro gjobë për grabitje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.A i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I akuzuari K.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite për veprën  penale Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe me dënim me gjobë në shumën prej 1.200 euro (njëmijë e dyqind) euro.

Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të  merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Kundër  këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.