16:56 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

30 ditë paraburgim për shqiptarin që u arrestua në Mitrovicë, po kontrabandonte 31 shtetas të huaj

Gjatë ditës së djeshme policia në Mitrovicë ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

Arrestimi i tij u bë pasi po kontrabandonte 31 shtetas sirianë, irakianë dhe egjiptianë.

Sipas burimeve të Indeksonline Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim që të lë në paraburgim të dyshuarin me inicialet D.H, shtetas i Shqipërisë për veprën penale ‘Kontrabandim me migrantë nga Neni 64, par 6 lidhur me par1 KPRK. Masa e paraburgimit e vendosur për të dyshuarin është 30 ditë.

Duhet përkujtuar që dje gjatë kontrollit të automjetit të tij (kamionetë), Policia e Kosovës ka hasur në tridhjetë e një shtetas Sirian, Irakian dhe Egjiptian, që dyshohet se janë viktima të kontrabandimit./Indeksonline/