08:36 / E Diele, 26 Mars 2023 / Gj. Sh

32 vjeçari shënoi dy gola për dy minuta në debutimin e tij me Spanjën

Spanja mbrëmë ka mposhtur Norvegjinë me rezultat 3-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e parë të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline.

Goli i parë u shënua nga Dani Olmo, ndërsa dy gola të tjerë u shënuan nga Joselu.

Pikërisht sulmuesi i Espanyolit morri vemendjen kryesore të ndeshjes, pasi mbrëmë ai bëri debutimin e tij me Spanjën në moshën 32 vjeçare.

Josleu u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të dhe arriti të shënoj dy gola brenda më pak se dy minutave lojë 84 dhe 85./IndeksOnline/

Goli i parë

Goli i dytë