10:10 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

33 lindje në Gjinekologji të mërkurën

Në klinikën Gjinekologjike Obstetrike, vetëm ditën e mërkurë, ka pasur 33 lindje. Prej tyre, 13 kanë qenë lindje normale, ndërsa 20 prej tyre me operacion.

Përkundër nivelit të lartë të lindjeve me operacion, kjo klinikë është duke e përballuar me sukses ritmin e punës.

Stafi profesional i kësaj klinike, vetëm në javën e fundit ka realizuar mbi 40 lindje me operacion.

Në Gjinekologji, tani është stabilizuar edhe furnizim me barna dhe material shpenzues. Aty me sukses po bëhen edhe operimet e ftohta dhe i gjithë planifikimi i orareve të operimeve po bëhet sipas planit.

Temat: