19:43 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / S Z

33 vjeçari nga Vushtrria arrestohet për falsifikim parash

Një person është arrestuar në Vushtrri, i dyshuar për falsifikim parash. Policia njofton se gjatë kontrollit në çantën e krahut,  te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha dhe monedha metalike mbi dyshimin se janë të falsifikuara në vlerë prej 466 €uro:

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, mbi dyshime të bazuara ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i parasë.

Arrestimi i të dyshuarit A. D., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është bërë pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha dhe monedha metalike mbi dyshimin se janë të falsifikuara në vlerë prej 466 €uro:

• 11 x 20 €uro, kartëmonedha

• 108 x 2 €uro, monedha metalike

• 20 x 1 €uro, monedha metalike

• 20 x 0.50 €uro, monedha metalike

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet e mëtejme po i zhvillon Njësiti për Krime Ekonomike.