07:53 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

34 persona të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 34 persona.

Sipas raportit zyrtar të policisë, nga këto arrestime, 19 persona janë dërguar në mbajtje.

Arrestimet kanë të bëjnë me kanosje, keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, lëndime trupore, armëmbajtje pa leje, vjedhje, monedha të falsifikuara, krim të organizuar, posedim të narkotikëve dhe dukuri të tjera.

Sipas policisë, gjatë orëve të fundit janë regjistruar 53 akseidente trafiku.

36 sosh kanë rezultuar pa lëndime të njerëzve, ndërsa 19 me të lënduar.

Për shkelësit e rregullave në komunikacion policia ka shqiptuar 1044 tiketa trafiku./AktivPress