22:50 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

34 vjeçarja pagoi për ti ‘rritur’ buzët, por u dëshpëruar tej mase me rezultatin

Sarah Najjar, 34 vjeçare nga Bristoli kishte vendosur që të ‘mbush’ buzët dhe iu nënështrua një intervenimi estetik.

Ajo iu kishte lakmi shumë personave që kishin ‘mbushur’ apo saktësisht fryrë buzët e tyre dhe kështu vendosi të bënte një gjë të tillë edhe ajo, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Najjar kishte paguar 300 funta, por pasi që procedura nuk kishte shkuar mirë ajo ishte detyruar që edhe për të dytën herë t’i nënshtrohej procedurës së njëjtë dhe për pasojë kishte paguar 700 funta.

Megjithatë ajo nuk ishte e kënaqur me formën e buzëve të saj që kishin marr pas intervenimit estetik dhe ndjehet mjaftë e tmerruar.

Nga eksperienca e saj ajo ndihet e trishtuar dhe tashmë i fton gratë e tjera që të kursjenë veten nga një intervenim i tillë dhe në këtë mënyrë të mos vuajnë edhe ato si ajo./Indeksonline/