17:53 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

350 gazetarë shqiptarë e të huaj kërkojnë akreditim për ndeshjen Kosovë – Angli

Ndeshja e fundit e ciklit kualifikues për Euro 2020, do të zhvillohet të dielën në Prishtinë në mes Kosovës dhe Anglisë.

Ky duel ka zgjuar interesim të jashtzakonshëm jo vetëm te tifozët por edhe tek gazetarët.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që 350 gazetarë dhe fotoreporterë shqiptarë e të huaj, kanë kërkuar të akreditohen për këtë ngjarje.

Megjithatë, kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” nuk mund të përthëkoj këtë numër, ngase 120 vende janë të reportuar për përfaqësuesit e mediave.

Ky numër i kërkesave nga gazetarët paraqet rekord për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Vlen të theksohet që afro 100 gazetarë dhe fotoreporterë nga Anglia kanë kërkuar akreditim.

/Indeksonline/