Agon Xhaka njofton largimin nga Malisheva pas 5 vitesh
Agon Xhaka nuk do të jetë më futbollist i Malishevës.
Lajmin e njoftoi vetë futbollisti në një postim në faqen e tij, duke i dhënë fund aventurës pesëvjeçare.
Xhaka, ishte pjesë e Malishevës që nga viti 2021 ku bëri plot 129 paraqitje ku shënoi 8 gola dhe 1 asistime.
Ndonëse nuk fitoi asnjë titull, ai arriti të kualifikonte Malishevën në garat evropiane si dhe u shpall nënkampion i Kosovës sezonin e kaluar./IndeksOnline/

