09:54 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

36 aksidente trafiku brenda ditës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 36 aksidente trafiku, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë së mërkurës ka shqiptuar gjithsej 1 148 gjoba kundervajtëse ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut./Indeksonline/