18:28 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

39 ditë nga rasti i fundit pozitiv me COVID-19 në Klinë

Klina është një nga komunat e para e cila u prek me virusin korona, gjithashtu një nga vendet e para u mor vendimi për karantinim. Por, megjithatë deri më tani, në këtë pjesë të vendit situata duket se është menaxhuar mirë sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID19.

Tashmë kanë kaluar 39 ditë, kur prej kur në këtë komunë nuk është regjistruar asnjë rast i ri, derisa ka pasur vetëm 5 të infektuar, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu.

Ky është postimi i tij mbi të dhënat e COVID19 në Klinë:

Bashkë e kemi fituar betejën me Covid-19

75 Ditë nga rasti i parë pozitiv me COVID-19
Jemi Komuna më vetëm 5 raste pozitive
 39 Ditë nga rasti i fundit pozitiv më COVID-19