22:32 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Banorët e Hanit të Elezit në hall me pluhurin e fabrikës së çimentos (Foto/Video)

Ndër ndotësit më të mëdhnjë edhe sipas Raportit të Auditorit sigurisht janë fabrikat të cilat operojnë në Kosovë e që nuk kanë filtra adekuat për pastrimin e ajrit.

Një pamje e ndotur hasët pranë fabrikës Sharr Cem në Han të Elezit.

SharrCem e cila është e njohur për prodhimin e çimentos po ndotë në mas të madhe ambientin në këtë komunë.

Në disa fotografi të cilat i kanë dërguar lexues të Indeksonline mund të shihni ajrit tërësisht të pluhnosur.

Madje edhe veturat të cilat gjendën fare pranë fabrikës duke sikur të mbuluara nga një shtresë e bardh.  E kjo shtresë është sasia e madhe e pluhurit.

Banorët ankohen për këtë gjendje, madje e quajnë edhe ‘Saharë’, për shkak të pluhurit që ngjanë si në shkretëtirë.

Kujtojmë që fabrika SharrCem, nga viti 2000, ka qenë e komercializuar nga një kompani zvicerane, me një kontratë për 10 vjet, por vetëm 6 muaj para skadimit të asaj kontrate fabrikës iu ndërrua pronari.

Kompania greke “Titan” e bleu atë për 30.1 milionë euro.

Pamjet më poshtë janë aktuale, ato janë realizuar sot./Indeksonline/