09:18 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

4 kuintal hashash për në Greqi, droga nga Shqipëria s’ka të ndalur

Droga që vjen nga Shqipëria nuk ka të mbaruar. Një tjetër gomone plot me drogë nga vendi ynë është kapur në Igumenicë.

Policia greke bën me dije se ka sekuestruar 424 kg hashash si dhe është vënë në pranga një skafist shqiptar i moshës, 42-vjeç.

Mësohet se shqiptari është kapur duke hedhur drogen në breg të detit nga mjeti lundrues.

Ai u arrestua sot pas mesnate pas një operacioni të koordinuar policor të Drejtorisë së Policisë së Prevezës.

42 vjeçar shqiptar,u afrua në bregdet me gomone në Plataria, Thesprotia, dhe përpoq të tërhiqej prej tij dhe të fshehte kanabisin (36 pako) peshë (424) kilogramë. /albeu.com/