10:42 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

4 mënyra se si alkooli dëmton flokët tuaj

Nëse shikoni me kujdes veten në pasqyrë në mëngjes pas një nate konsumi të shumtë alkooli, pamja juaj e zbehtë dhe e lodhur nuk është e gjitha mirëpo edhe flokët tuaj duken të shthurur dhe të paqëndrueshëm.

Kjo për shkak që alkooli ndikon negativisht edhe në flokët tuaj. Alkooli mund të çojë në rënien e e parakohshme të flokëve dhe ti bëjë flokët tuaj të duken të pajetë dhe të brishtë, transmeton Indeksonline.

1. Largon lagështinë e flokëve: Alkooli ju bën të humbni të gjitha lëngjet nga trupi juaj duke shkaktuar urinim të shpeshtë. Efektet e dehidrimit jo vetëm që lënë shenjat e tyre në fytyrë duke shkaktuar linja të imta dhe rrudha për shkak të mungesës së lagështirës në trupin tuaj, por gjithashtu shkakton shumë dëmtime për flokët tuaj. Kjo i bën të duken të pajetë dhe vjedh shkëlqimin e tyre natyral.

2. I bën flokët të thatë dhe të brishtë: Kjo nuk është befasi, sepse alkooli i tepërt ju dehidron dhe vjedh lagështinë natyrale nga trupi juaj duke i bërë edhe flokët të thatë, rrjedhimisht, të brishtë.

3. I bën flokët të duken të sheshtë: Vjedh volumin dhe shkëlqimin e tyre natyral. Flokët tuaj do të duken të sheshtë dhe aspak bukur.

4. Çon në humbjen e flokëve: Konsumi i drejtpërdrejtë i alkoolit  shkakton dëmtime të mëlçisë. Problemet e mëlçisë gjithashtu tregojnë se vitaminat dhe mineralet e ndryshme vitale nuk po metabolizohen në trup ashtu siç duhet, gjë që ndikon në funksionimin e të gjitha organeve kryesore të trupit, duke përfshirë edhe flokët tuaj. Në fakt, rënia e flokëve është një rezultat shumë i zakonshëm i problemeve të mëlçisë nëse shkaktohet nga alkooli ose jo./Indeksonline/

Temat: