11:11 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

40 aksidente gjatë një dite, një me fatalitet

Gjatë 24 orëve në Kosovë ka ndodhur 40 aksidente trafiku, nga e cila një ishte me fatalitet.

Sipas raportit policor, 15 nga këto aksidente ishin me persona të lënduar, ndërsa 25 pa të lënduar.

Në anën tjetër, janë shqiptuar 1003 tiketa trafiku, transmeton Indeksonline.

Policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 20 perona, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 në vuajtje të dënimit./Indeksonline/