13:51 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

40 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 40 aksidente komunikacioni.

Sipas  raportit, një ishte me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 24 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 285 tiketa për kundërvajtësit e komunikacionit.

Në 24 orë, sipas policisë janë arrestuar 28 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Indeksonline//

 

Temat: