09:58 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

40 aksidente trafiku dhe mbi 700 tiketa të shqiptuara brenda një dite në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit të policisë, 18 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, përderisa 22 të tjera pa të lënduar.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 786 tiketa trafiku.

Kurse janë bërë 14 arrestime, ku 7 nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 në vuajtje të dënimit./Indekonline/