20:53 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

40 fëmijë të sëmurë në spitalin e Fierit, vetëm një infermiere në dispozicion

Rastet e fëmijëve të prekur nga virozat ditët e fundit, janë shtuar në të gjithë vendin.

Spitalet rajonale dhe ato të Tiranës janë mbushur plot, ndërsa përflitet edhe për përhapjen e fruthit. Mirëpo në pediatrinë e Fierit një qytetar tregon se është vetëm një infermiere që kujdeset për 40 fëmijë.

Mesazhi i tij është publikuar me emër dhe mbiemër nga ish kryeministri Sali Berisha. Besnik Kabili ka dërguar mbesën e tij me temperaturë në spital, por ka parë që aty nuk kishte shërbim shëndetësor.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë një 7-vjeçare humbi jetën në spitalin e Durrësit, pasi kishte shkuar me temperaturë të lartë dhe grip

. Postimi i plotë i Berishës: Kjo është shëndetësia shpartallinë e Noriegës dhe ndrikullës së tij, Manastirliu!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirëmbrëma zoti Sali, jam një qytetar i rrethit Krujë. Kam prurë mbesën time me temperaturë dhe këtu në spital janë mbi 40 fëmijë dhe është në shërbim të gjithëve fëmijëve vetëm një infermiere ju lutem. Çfarë mund të bëjmë tani? Quhem Besnik Kabili, të lutem dhe në televizor po ta nxjerësh s’më prish punë fare, se s’di ku të drejtohem.”