14:31 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

41 aksidente për 24 orë, 2 me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 41 aksidente trafiku.

Në raportin e lëshuar thuhet se prej tyre 2 aksidenteve kanë përfunduar me fatalitet. Në 17 aksidente tjera pjesëmarrësit në trafik kanë pësuar vetëm lëndime. Ndërkaq 22 raste tjera ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërsa njësitet e trafikut, njoftohet se kanë shqiptuar 1127 tiketa trafiku për ngasësit e veturave që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor. /Ineksonline/