09:30 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

44-vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

​Një 44 vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë.

N.K., 44 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës.

Sipas policisë së Kosovës rasti po hetohet si vetëvrasje;.

“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dal patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve. Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete, vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje. Inicialet e viktimës N.K, 1974”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/