Ferati: Në LDK nuk ka përçarje, por mendime të ndryshme politike
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së, pasi tri degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ferati tha se situata aktuale nuk mund të cilësohet si përçarje brenda partisë, por si shprehje e mendimeve të ndryshme politike.
“Unë s’mundem me e quajt as plasaritje, por besim ndryshe politik, vlerë që vazhdon me u kultivu në forma të ndryshme. Ndërkohë, s’mundet me u quajt as forma ma e mirë e e pëlqyeshme. LDK i ka organet e saj”, deklaroi Ferati./Indeksonline/

