18:57 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia largon qytetarët nga pika shitëse në Dardani, përfundon shitja për sonte

Situata ka eskaluar në pikën e shitjes në Dardani.

Pas pritjeve të gjata dhe përleshjeve, Policia ka filluar t’i largojë qytetarët që ishin duke pritur.

Gjithashtu, atyre i është kumtuar lajmi se shitja e biletave për sonte ka përfunduar.

Pjestarët e Policisë kanë bërë të ditur se qytetarët mund të vazhdojnë me blerjen e biletave nesër me fillim nga ora, 08:00./IndeksOnline/