17:28 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Argjentina publikon listën e të ftuarve – Scaloni bën befasinë e vitit

Gjashtë lojtarë të Serie A-s janë ftuar nga Argjentina për ndeshjen ndaj Meksikës, por Gonzalo Higuain nuk është njëri prej tyre.

Albiceleste përballet me Kombëtaren nga Amerika Qëndrore në një miqësore këtë muaj dhe sot, Lionel Scaloni e ka publikuar listën e të ftuarve.

Ka një befasi në lidhje me ftesat, ku Rodrigo De Paul i Udineses është ftuar, si dhe Paulo Dybala i Juventusit, por Higuain është lënë jashtë, transmeton IndeksOnline.

Lautaro Martinez i Interit dhe Mauro Icardi janë të përfshirë, por mungesa e Higuain ka shkaktuar shumë polemika. Nga ana tjetër, Leo Messi vazhdon të mbetet i pavendosur nëse do t’i rikthehet më Kombëtares.

Image result for higuain argentina

Skuadra e plotë e Argjentinës për përballjen me Meksikës:

Portierët: Agustin Marchesi [Club America], Sergio Romero [Manchester United], Geronimo Rulli [Real Sociedad]

Mbrojtësit: Ramiro Funes Mori [Villarreal], German Pezzella [Fiorentina], Renzo Saravia [Racing Club], Nicolas Tagliafico [Ajax], Walter Kannemann [Gremio], Nicolas Otamendi [Manchester City], Gabriel Mercado [Sevilla], Emanuel Mammana [Zenit], Juan Foyth [Tottenham Hotspur]

Mesfushorët: Marcos Acuna [Sporting de Lisboa], Maxi Meza [Independiente], Franco Vazquez [Sevilla], Giovani Lo Celso [Real Betis], Leandro Paredes [Zenit], Santiago Ascacibar [Stuttgart], Rodrigo Battaglia [Sporting de Lisboa], Matias Zaracho [Racing Club], Roberto Pereyra [Watford]

Sulmuesit: Rodrigo De Paul [Udinese], Franco Cervi [Benfica], Angel Correa [Atletico Madrid], Lautaro Martinez [Inter], Mauro Icardi [Inter], Giovanni Simeone [Fiorentina], Paulo Dybala [Juventus], Erik Lamela [Tottenham Hotspur], Eduardo Salvio [Benfica]./IndeksOnline/

Temat: