14:27 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

47 aksidente për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve që po ndodhin në Kosovë tash e një kohë të gjatë, vazhdon të jetë i lartë.

Në 24 orët e fundit, policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 47 aksidente, shkruan Indeksonline.

Nga to, 18 kanë qenë me të lënduar, kurse 29 pa lëndime në njerëz.

Për fat të mirë, nuk raportohet për ndonjë aksident me fatalitet, siç po ndodh shpesh kohëve të fundit. /Indeksonline/

 

Temat: