08:34 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

47 aksidente trafiku për 24 orë

Në 24 orët e fundit në tërë territorin e Kosovës janë shënuar 47 aksidente trafiku.

Prej tyre, 20 me lëndime në njerëz dhe 27 pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Tutje, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 1 mijë e 93 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se për 24 orë ka arrestuar gjashtë persona dhe katër i ka dërguar në mbajtje. /Indeksonline/