20:08 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Niveli i ajrit të ndotur në Prishtinë, asnjëherë më i lartë se sonte

Ka disa ditë që qytetarët e Kosovës, në veçanti ata të kryeqytetit po përballen me ajër tejet të ndotur dhe të pashëndetshëm.

Sipas matjeve të bëra në ora 19:00 nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, sonte në kryeqytet ajri është i pashëndetshëm, duke arritur në 262 pmm, shkruan Indeksonline.

Njëkohësisht kjo shkallë është më e larta e regjistruar ndonjëherë në kryeqytet, ku problemet me ajër janë shpeshtuar.

Kujtojmë se në fund të 2017-tës dhe në fillim të këtij viti, u ndërmorën disa masa për të ndikuar në uljen e ajrit të ndotur, por pa efekt.

Madje, Komuna e Prishtinës kishte nxjerr një vendim, me të cilin për disa ditë ua ndalonte veturave të qarkullonin nëpër kryeqytet, por prapë pa rezultat. /Indeksonline/

Temat: