21:05 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

48.46% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje në Maqedoni të Veriut

Komisioni shtetëror zgjedhor ka njoftuar se dalja e përgjithshme në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut është 48.46%, 6.79% më shumë se në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Në Maqedoni të Veriut, tashmë janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale

Në këto zgjedhje kanë garuar 7 kandidatë prej të cilëve 2 kandidatë shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

Siç njoftohet nga atje, qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19.00.

Mbi procesin e zgjedhjeve foli në konferencë për media nënkryetari i BDI-së nga Fronti Evropian, Arbër Ademi

“Sot popullit foli. Patëm një ditë të qetë zgjedhjesh ku qytetarët lirisht dhe në numër të madh demostruan vullnetin e tyre politik në një proces të lirë dhe të ndershëm.

Është një sukses i yni përbashkët për të cilin dua të falemnderoj të gjitha partitë politike dhe pjesëmarrësit në garë. Falënderoj tanë që i dhanë votën kandidatin tonë Bujar Osmanit.Sot qytetarët floën, kurse neve na mbetët që ta zbatojmë këtë vullnet të tyre në vepra ”, deklaroi mes tjerash Ademi.

Në konferencë doli edhe kandidati i VLEN për president, Arben Taravari i cili tha se ka pasur votim masiv dhe se pret ndryshim në këto zgjedhje.

“Tashmë e dimë se këto zgjedhje kanë pjesmarrje shumë të madhe dhe kjo paralajmëron ndryshimin. Ne si VLEN jemi të lumtur se e kemi fituar votën e shqiptarëve. Tash ndryshimi gjendet në kutitë e votimit që besoj se tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren, jemi të gjithë këtu  dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurt. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj kur janë zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.

Dalja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:00 ka qenë 47,61 për qind njoftoj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.