49 aksidente e mbi 1100 tiketa trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës edhe në raportin e fundit 24 orësh ka njoftuar për numrin e madh të aksidenteve.
Në këtë periudhë, janë raportuar 49 aksidente trafiku, prej tyre 19 me të lënduar dhe 30 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, policia rrugore për 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 101 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.
Tutje, raportohet se janë arrestuar 28 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/