09:47 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

5 aktakuza për dhunë në familje në Ferizaj, gjatë muajit nëntor

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit nëntor 2018, ka pranuar pesëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej pesëmbëdhjetë persona, ku 12 prej tyre  janë viktima femra dhe tre meshkuj.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza  dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së./Indeksonline/