Pas hedhjes së shortit, klubi i Superligës synon përforcime
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot u hodhë shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Ferizaj, skuadra e Afrim Tovërlanit, do të jetë nikoqir i Feronikelit në këtë fazë.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 20 shkurt dhe do të jetë sistem prej vetëm një ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Por, para hapjes së afatit kalimtar dimëror, Ferizaj ka treguar disa nga objektivat e klubit.
Klubi ferizajas ka njoftuar se së shpejti do t’i prezantojë disa transferime.
Me disa transferime, Ferizaj synon mbetjen në Superligë dhe avansimin sa më lart në Kupën e Kosovës./IndeksOnline/