09:11 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

50 cent dhe Mike Tyson reagojnë pas skenave shokuese në duelin, McGregor – Nurmagomedov

Conor McGregor u mposhtë nga Khabib Nurmagomedov në rikthimin e tij në UFC pas dy vitesh jashtë oktagonit. Pas duelit në UFC 229, reperi i njohur, 50 cent, reagoi pas humbjes së armikut të vjetër të tij.

Vitin e kaluar, McGregor u përballë me Floyd Mayweather në një duel boksi, ku pësoi humbje, ndërsa sot ai u rikthye në oktagon me synimin – për ta nisur mbarë sërish në UFC në kategorinë e peshave të lehta.

Ai u përballë me Khabib Nurmagomedov, padyshim me kundërshtarin e tij më të vështirë, dhe pas katër raundeve, ai pësoi humbje, transmeton IndeksOnline.

”Kjo ndodhë kur ju pendoheni që e keni hedhur karrigën në Broklin. LOL”, shkroi 50 cent duke u tallur me irlandezin.

Skenat trazuese pas duelit të sotëm në Las Vegas kanë shokuar edhe boksierin e njohur, Miko Tyson, i cili ka reaguar në rrjetin social, Twitter.

”Duke e shikuar duelin mes McGregor dhe Nurmagomedov. E paimagjinueshme, kurrë nuk kam menduar se do të shkonte kështu. Më e çmendur se përleshja ime”, shkroi Tyson./IndeksOnline/