10:45 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

50 Cent tallet me ekipin e Khabib – ky i fundit i lë një koment të ”rrezikshëm”

Më herët këtë muaj, Khabib Nurmagomedov vazhdoi me ecurinë e një mundësi të pamposhtur.

Në ”T-Mobile Arena”, Khabib arriti ta mposhtë Conor McGregor në raundin e katërt, në një duel ku situata eskaloi më pas.

Dhe kohëve të fundit është përfolur për largimin e Khabib nga UFC, por, menaxheri i tij, Ali Abdelaziz, tha se klienti i tij nuk do të largohej nga UFC nën shifrën e 50 milionë dollarëve.

Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, ka reaguar pas kësaj deklarate përmes një komenti në Instagram, transmeton IndeksOnline.

Credit: Instagram

”Damn, kjo është diçka e shëmtuar”, shkroi amerikani në një postim, tani të fshirë.

Nurmagomedov më pas iu përgjigjë reperit me një koment më poshtë dhe kishte një mesazh të thjeshtë për të:

”Kurrë mos flisni keq për vëllaun tim”, ishte komenti i Nurmagomedov./IndeksOnline/

Credit: PA