08:01 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

50 vjet nga demonstrata e vitit 1968

Shoqata e të ish të burgosurve politik e Kosovës dhe komuna e Ferizajt shënon 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, që bëri kthesë në historinë tonë kombëtare.

Shënimi i 50 vjetorit të demonstratave të vitit 1968, do të nis në orën 10:00, me homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Ndërsa, pasdite do të bëhen homazhe te pllaka përkujtimore, ndërsa, më pas do të mbahet një akademi solemne në teatrin e qytetit.