13:21 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

500 mijë persona të vdekur nga Covid-19 në Amerikë, Ambasada në Kosovë nderon viktimat

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka bërë thirrje për bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Kjo thirrje e ambasadës vjen pasi që dje në SHBA u shënua numër i madh i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Dje u shënua një moment historik i zymtë dhe të matur, më shumë se 500.000 vdekje nga COVIDI-19 në Shtetet e Bashkuara.

Sot ndërsa reflektojmë për ata që kemi humbur, si në SHBA edhe këtu në Kosovë, le të nderojmë kujtimin e tyre, duke dyfishuar përpjekjet për të mbrojtur miqtë, familjet dhe fqinjët tanë.

Mbajeni maskën, mbajeni një distancën dhe lajini duart. Së bashku mund ta mposhtim COVIDIN-19”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.