12:31 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin në dalje të Prishtinës

Katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë përderisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit të punës, dyshohet se janë vetaksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Vdekjen e viktimave, Learta Sopjani 23 vjeç dhe Kaltrina Hoti 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Varrimi i L.S do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes Dragodan të Prishtinës.

Mësohet se dy të lënduarit tjerë në këtë aksident janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.