53 aksidente brenda ditës
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar te kenë ndodhur gjithsej 53 aksidente trafiku, transmeton Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se 18 prej aksidenteve të raportuara, kanë qenë me persona të lënduar ndërsa të tjerat me dëme materiale.
Aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa asnjë prej tyre nuk ishte me pasoja fatale.
Ndërsa ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1 454 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/