14:56 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

54 raste me COVID në 24 orët e fundit, asnjë vdekje

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa edhe një herë nuk është regjistruar asnjë vdekje, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në një postim në Facebook, Zemaj ka thënë se 54 rastet pozitive kanë dalë nga testimi i 670 mostrave.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv.

Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena”, shkruan Zemaj./Indeksonline