18:04 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

570 pako për familjet nevojtare, aksioni në xhaminë “Bedri Kamberi”

Sot në ora 11:00, në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, është bërë hapja e aktivitetit të shpërndajes së 570 pakove ushqimore për familjet nevojtare.

420 pako janë donacion nga xhamia shqiptare në Sydney të Australisë (Islamic Centre Sheikh Albani), si dhe 150 pako nga shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Këto pako janë shpërndarë kryesisht nëpër organizata të ndryshme, për familjet me raste sociale.

Hoxhë Labinot Maliqi para mediave dha detaje më të hollsishme për shpërndarjen e pakove.

Njëri nga përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini pati fjalë miradie për hoxhën që po bën këso aktivitesh në këtë muaj të shenjt të Ramazanit.

Më poshtë pamje nga aktiviteti: