22:36 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

58 raste aktive me koronavirus në Ferizaj

Në komunën e Ferizajt janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus.

Nga komuna me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u bë e ditur se numri i rasteve aktive tani për tani është 58 persona, transmeton Indeksonline.

Nga komuna u bë thirrje për mbajtje të distancës, teksa u urua për shërim në drejtim të të infektuarve.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 2 mijë e 991.

Gjithsej 54 persona kanë humbur jetën deri sot nga virusi COVID-19, kurse janë shëruar 1 mijë e 644 persona të prekur me koronavirus.

Numri aktiv i personave të infektuar tani për tani është 1 mijë e 293 persona, ku duhet përkujtuar që  gjatë javëve të fundit pati një rritje të rasteve me COVID-19, gjë kjo mjaftë shqetësuese, ku edhe Klinika Infektive në QKUK pati mbingarkesë në numrin e pacientëve. /Indeksonline/