15:51 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

6 gola për 55 minuta, kush është kosovari që po e mahnitë sot Zvicrën

Shqiptarët nuk kanë rolin kryesor vetëm te Kombëtarja A e Zvicrës, por edhe tek grupmoshat e reja.

Në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, Zvicra U20 po fiton 10-1 kundër Gjibraltarit.

Futbollisti që po shkëlqen në këtë ndeshje është Lorent Tolaj. 

Brenda 55 minutash ai realizoi 6 gola, shkruan Indeksonline.

Tolaj është 18 vjecar dhe angazhohet te skuadra angleze Brighton.

/Indeksonline/