08:41 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjashtë vetura përfshihen në një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Në këtë aksident janë përfshirë gjashtë vetura, përderisa nuk dihet për persona të lënduar, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që reshjet e shiut janë thuajse të vazhdueshme në vend, gjë që ndikon edhe më tepër në aksidentet rrugore./Indeksonline/