6-vjeçari diagnostikohet me kancer të rrallë, nëna ka një thirrje për prindërit e tjerë
Djaloshi 6- vjeçar diagnostikohet me kancer
Gjatë kohës sa kishte pastruar djalin e saj 6- vjeçar, e ëma kishte vërejtur që djali i saj kishte njërin testikuj më të madh se tjetrin.


Jake i cili ishte 6- vjeçar pas një kohe ishte diagnostikuar me kancer në testise, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.
Të shokuar me rastin e djalit të tyre, prindërit e tij tashmë kanë sensibilizuar të gjithë prindërit që të jenë më vigjilent me fëmijët e tyre.
Ndërkohë djaloshi i tyre 6- vjeçar i është nënshtruar operacionit ku i është larguar tumori 5 cm në testikuj.

Rezultatet e biopsisë të bëra një muaj më vonë konfirmuan që djaloshi kishte pasur një tumor të rrallë të quajtur, “Paratesticular rhabdomyosarcoma”.
Sipas studimeve kjo është sëmundje e rrallë që prek më pak se 60 fëmijë në të gjithë Britaninë e Madhe për çdo vitë./Indeksonline/