17:48 / E Martë, 14 Gusht 2018

“6 vjet ja mbajte çikën njeriut, tash thua pushka top t’u bëftë?” Debat i ashpër Mulla Osmani me Mustafa Bajramin

Debat i ashpër po zhvillohet në Frontal të T 7 ndërmjet studiuesit të shkencave Islame, Mustafa Bajramit dhe Imamit të Drenasit, Osman Musliut. Të dy për herë të parë në një përballje televizive po shkëmbejnë akuza mes vete.

Fillimisht Bajrami ka shprehur keqardhje që problemi ka arritur deri te këto përmasa.

“Problemi ka të bëjë me një mosmarrëveshje mes dy familjeve në Gjermani, njëra familje nga Gjilani dhe familja tjetër nga Drenasi. Më vije keq që ka ardhur deri te kjo mosmarrëveshje mes dy të fejuarve”, tha Bajrami.

Më pas Musliu i tha që vajzën e tyre familja nga Gjilani e ka mbajtur 6 vjet. Ai i tha Bajramit se ka mbetur nën hije dhe çështjen e haraçit e ka potencuar për t’u shfaqur nëpër media.

Musliu tha se pajtimin ndërmjet familjeve e bën për Zotin dhe jo për inetersa personale.

Ndryshe  çifti kanë qenë të fejuar qe dy vite, ndërkohë sipas prindit të tij vajza ka qenë e mitur kur është njohur me ish-të fejuarin e saj.

NDIQENI LIVE: