09:58 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

7 raste të dhunës në familje për 24 orë, viktima janë gratë

Rastet e dhunës në familje rëndom janë pjesë e çdo raporti policor. Siç ka njoftuar policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 7 raste të dhunës në familje e që në të gjitha prej tyre viktima mbesin gratë, raporton IndeksOnline.

Më poshtë e gjeni raportin me rastet e specifikuara për secilën komunë e të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës.

·         Rr. Nazim Gafurri 18.04.2021-14:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga ish i fejuari i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të  dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

·         Fushë Kosovë 18.04.2021-15:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe fyer nga bashkëshorti i saj (i dyshuari) mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

·         Prishtinë 18.04.2021-19:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktima me dy fëmijët e saj ishte larguar nga banesa e tyre dhe kishte shkuar tek familja e saj pasi që ndihet e sigurt. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore por e njëjta nuk ka pranuar  tretman mjekësor. Nuk raportohet për arrestimin e te dyshuarit.

DHUNË NË FAMILJE

·         Prizren 17.04.2021-13:20.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Suharekë 16.04.2021-18:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 18.04.2021-16:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj dërgohet në familjen e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  dhe me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 18.04.2021-23:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor si dhe strehimi, mirëpo  e njëjta ka refuzuar strehimin dhe me dëshirën e saj është kthyer tek shtëpia e bashkëshortit. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.