16:31 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

700 kompani blockchain themelohen çdo muaj në Kinë

Sipërmarrësit Kinez regjistruan 714 kompani blockchain në Kinë vetëm gjatë muajit Janar duke dërguar në total prej 26,089 kompanish që operojnë në këtë sektor në Kinë.

Në fakt në Kinë janë regjistruar 79,556 kompani të tilla por 57,257 prej tyre kanë humbur statusin e tyre ligjor ose u është revokuar licenca.

Nga 2009 deri në 2017-ën numri i firmave të themeluara mbetet statike me përjashtim të një rritje të lartë në 2018-ën.

Nëse ecuria e themelimit të kompanive blockchain mbetet statike deri në fund të vitit do të themelohen edhe 8,565 kompani të tjera.

Pjesa më e madhe e tyre gjendet në provincën Guangdong, shtëpia e qendrës së teknologjisë Shenzen në Kinë. Në Tetor të vitit të kaluar presidenti Kinez Xi Jinping bëri thirrje për rritje e adoptimit të teknologjisë blockchain.

Deklarata e Jinping ka pasur një impakt të atillë saqë edhe nëpër media nuk kritikohet më teknologjia blockchain.