20:26 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Çfarë i parapriu incidentit në Komisionin për Çështje Evropiane në Kuvend? – Pamjet e xhiruara nga Kuvendi

Fyerje, përleshje fizike dhe gjuajtje me gjësende në vend të debatit. Kjo është pasqyra e seancës së sotme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë debatit, deputetët e opozitës kanë tentuar bllokimin e folorës shkaku i rendit të ditës, ku më pas ka ardhur deri tek përleshja fizike në mes Arbër Ademit dhe deputetëve të opozitës.

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme është mbajtur seancë e komisionit për çështje evropiane, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare.

Në videon e publikuar shihet momenti i përplasjes: