22:29 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

8 Barcelonës, 8 Schalkes, ky Bayern të “çmend”

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Bayernit dhe Schalkes, takimi ky në kuadër të xhiros së parë në Bundesligë .


Skaudra e Bayernit u treguan të pamëshirshëm në këtë ndeshje pasi shënuan plotë tetë gola ndaj Schalkes që ishin totalisht të humbur sonte në “Alienz Arena”, shkruan IndeksOnline

Me 3 golat e Gnabryt, një nga Lewandoski, një poashtu nga Goretzka me Muller, Sane e krejt në fund me Musiala, Bayerni e mposhti me rezultat të thellë në 8:0 skuadrën e Schalkes.

Këtë rezultat të thellë, Bayerni e kishte vendosur sezonin e kaluar ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.