75 Mall Live Search
15:39 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

8 fitoret e para të Gerrard dhe Lampard në menaxhment

Pasi u pensionuan nga futbolli aktiv, dy ndër mesfushorët më të mirë në historinë e Premier Leagues u përqëndruan në menaxhment.

Bëhet fjalë për Steven Gerrard dhe Frank Lampard, ku legjenda e Liverpoolit mori drejtimin e Rangers, ndërsa ai i Chelseat u emërua trajner i Derby Countyt.

Në ndeshjet e para të këtij sezoni, Gerrard dhe Lampard kanë dëshmuar se kjo punë iu shkon si më së miri në vazhdim, transmeton IndeksOnline.

Por, si qëndrojnë me statistika Gerrard dhe Lampard në menaxhment?

Me Rangers, Gerrard, në 16 ndeshjet e para, ka regjistruar 8 fitore, 7 barazime dhe ka pësuar një humbje.

Ndërsa, Lampard, i cili me Derbyn e tij eliminoi Man Unitedin në Carabao Cup, pas 12 ndeshjeve, ka regjistruar 8 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Sa i përket renditjes tabelare, Rangers i Gerrard renditet në vendin e dytë në kampionatin skocez me 11 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve.

Ndërsa, Derby i Lampard në Championship zë vendin e gjashtë me 16 pikë pas 9 ndeshejve./IndeksOnline/